Takim Gjeloshaj-Kambo: Bashkëpunim për rritjen e cilësisë së jetesës në komunat shqiptare
Prej tvteuta09:51, 9 Tetor 2019
Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, priti dje në takim, drejtoreshën e Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Morina Kambo, me të cilën biseduan për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave do të ndikojnë drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në këto komuna. Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka si qëllim të bashkëpunojë në një program të vetëm në fushën e punësimit përmes kulturës dhe trashigimisë kulturore.