Tajani: Vizita Podgoricës mesazh i fortë Malit të i Zi dhe rajonit
Prej tvteuta16:34, 19 Korrik 2017
Në Bashkimin Evropian janë të gatshëm për integrimin e Malit të Zi në afatin kohor sa më të shpejt që të jetë e mundur, në varësi të shpejtësisë së përmbushjes së detyrave të axhendës evropiane të Malit të Zi, tha presidenti i Parlamentit Evropian (PE), Antonio Tajani, në një bisedë me Kryeministrin, Dushko Markoviq.
Ai tha se Mali i Zi po përparon drejt BE-së dhe në këtë përpjekje ka mbështetjen e Brukselit, zyrtarëve europianë dhe administratës. Tajani tha se ai do të vazhdojë personalisht të angazhohet në mbështetje të Malit të Zi për t’u bashkuar me BE dhe se vizita e tij Podgoricës mesazh i fuqishëm, jo vetëm për vend ,por edhe për rajon.