Aktuale Më shumë

Tagani- Gjendja e sigurisë në Ulqin në nivelin e duhur

Prej tvteuta10:14, 5 Korrik 2019

Gjendja e sigurisë në Komunën e Ulqinit është në nivelin e duhur, njoftoi kryeshefi i Njësisë së Sigurisë në Ulqin  Arben Tagani në mledhje ne Trupit koordinues për  përcjelljen e sezonit turistik. Gjatë muajit qershor policia e Ulqinit në bashkpunim me të gjitha institucionet relevante kanë ndërmarrë tre aksione për menjanimin e lypsarëve nga rrugët, çka sipas Taganit ka dhënë  rezultate.

“Duhet të përforcojmë kontrollin e orarit të punës sidomos të klubeve të natës, objekteve me karakter  turistik që shërbejnë ushqim të shpejtë.Kohën e fundit ka një rritje të prishjes së rendit dhe qetësisë,nga personat që vizitojnë klubet e natës dhe në gjendje të dehur  ndalen për tu shërbyer me ushqim të shpejtë, ku dhe kemi evidentuar probleme,në këtë aspect duhet të angazhohemi të gjithë për të evidentuar respektimin e orarit të punës” u shpreh Tagani.

Ai e vlerësoi pozitive  bashkpunimin e inspeksioneve lokale me policinë kufitare  që  këtë vit janë angazhuar në maksimum në regjistrimit të turistëve , që pa tjetër do të ndikojë edhe në rritjen e nivelit të sigurisë.

  • 1

    Radio