Politikë Më shumë

“Ta ringjallim Ulqinin” – sllogani i Partisë Socialdemkratike

Prej tvteuta17:03, 9 Janar 2018

Partia Socialdemokratike në krye me kryetarit e Këshillit Komunal në Ulqin, Naser Resulbegoviq, dorëzuan listën e tyre zgjedhore me 33 kandidatë për këshilltarë. ”Në partinë tonë janë të përfshirë të gjitha konfesionet dhe etnitetet duke dëshmuar keshtu se jemi partija e të gjithëve”, u shpreh për Televizionin Teuta kryetari Resulbegoivq.Sa i përket paraqitjes së Partisë Socialdemokratike në zgjedhje, Resulbegoviq shprehet se nuk është dicka e re që ato të dalin vetë ne zgjedhje. “Është e rëndësishme që qytetarët tanë të jenë të ndërgjeshëm se kujt do t’i japin besimin, pa imponime dhe kushtëzime, si dhe të zgjedhin se a e duan ndryshimin e pushteti aktual apo tu besojnë premtimeve boshe. Sllogani jonë është “Të ringjallet Ulqini” ”, shtoj Resulbegoviq. Synimi i Partisë Soicialdemkratike është që të luftojmë punësimet partiake dhe të punojmë për të mirën e qytetit, tha Resulbegoviq.

  • 1

    Radio