TA NDIHMOJME DRENIN TE RRITET ME BASHKEMOSHATARET E TIJ
Prej tvteuta22:06, 5 Prill 2019
Dreni është nje djale 4 vjec e gjysem, i cili don cdo gjë që duan bashkëmoshatarët e tij, të luaj me shokët.
Në dhjetor të vitit 2018, Dreni filloi të ankohet për dhimbje të këmbës. Brenda disa ditëve të ardhshme, ai rrinte i shtrire në shtrat i painteresuar qe te luaj me shoket e tij, e poashtu i paintresuar per ushqim. Prindërit e tij disa ditë më vonë e çuan tek pediatri i tij për të shikuar këmben.
Pas disa testeve, marrjes së gjakut, transfuzioneve të gjakut, rrezeve X të ndryshme, ultrazërëve, etj. Dreni u shtrua në spital më 15 dhjetor 2018 në Tivar të Malit të Zi. Mjekët vendosen ta transferonin Drenin në spitalin e Podgoricësi, por mjekët nuk ishin në gjendje ta diagnostikonin atë. Më 19 dhjetor 2018 ai u dërgua nga mjekët e spitalit të Podgoricës në Beograd, Serbi, ku familja e tij mori lajmin më të keq ndonjëherë – DRENI KA KANCER!
Dreni u diagnostikua me Stadin 4 Neuroblastoma me rrezik të lartë. Brenda dy ditëve të ardhshme, Dreni filloi raundin e parë të kimioterapisë. Ai vazhdoi marrjen e kimioterapisë dhe arriti në një total prej 7 raundesh para se mjekët sugjeruan se Dreni ishte gati për operacion për të hequr tumorin e tij. Mjekët e dinin se operacioni i tij ishte një rrezik i lartë dhe shumë i komplikuar, prandaj mjekët në Beograd vendosën ta dërgonin në Shën Jude, Memphis. Intervenimi ishte një sukses. Megjithatë, Dreni ka nevojë për shumë më tepër në mënyrë që të shërohet plotësisht. Ai ka nevojë për disa transplantime të qelizave staminale, rrezatim dhe imunoterapi për t’u ndjekur.
Pak për familjen e Drenit
Ardiani dhe Rudina janë prindërit e Drenit. Dreni ka një motër të vogël e cila quhet Hera dhe është 10 muajshe. Për fat të keq, Hera duhej të qëndronte në Ulqin me gjyshërit e saj. Drenit nuk i pëlqen fakti se motra e tij e vogël nuk e ka afër që të luajë me të. Ata janë një familje shumë e dashur që çdo herë bëjnë gjithçka së bashku. Fëmijët e Ardianit dhe Rudinës janë bota e tyre. Nëna e Drenit Rudina nuk ka vend pune dhe babai Ardiani punoi në një kafene lokale të shkollës por më pas humbi punën pasi donte të ishte me Drenin për trajtimet e tij të kimioterapisë në Beograd.
Dreni është aktualisht në Nju Jork duke marrë kimioterapinë, por Sigurimi që ata i ofruan NUK mund mbulojë të gjitha shpenzimet. Prindërit e Drenit kanë nevojë për ndihmë.
Kjo ka prekur dhe shkatërruar të gjithë në familjen e tyre. Asnjë donacion nuk është i vogël. Nëse nuk mund të dhuroni, ata me mirësi luten me për lutjet tuaja.
Ky do të jetë një udhëtim shumë i gjatë për ta dhe sidomos për Drenin.
Të gjithe lutemi dhe jemi të sigurt që Dreni shumë shpejt do kthehet në shtëpinë e tij dhe ta vazhdojë lojën me motren e vet dhe shokët e shoqet e tij.
DRENI, të gjithë të presin!