Ekonomi Më shumë

Super të pasurit fitojnë nga krizat, po shtohet pasuria dhe varfëria ekstreme

Prej tvteuta12:42, 17 Janar 2023

Për herë të parë që prej 25 vjetësh, sipas një studimi, po shtohen njëkohësisht pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme. Më të pasurit e botës kanë arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore.
Kompanitë e mëdha dhe super të pasurit janë fituesit e krizave, asaj të pandemisë fillimisht e më pas edhe asaj të energjisë, konstaton Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin “Survival of the Richest”, Mbijetesa e më të pasurve. Ky raport u publikua pikërisht në ditën e fillimit të punimeve të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.
Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2,7 miliardë dollarë amerikanë. Sipas Oxfam një në dhjetë vetë në planet është i uritur, ose rreth 828 milion njerëz. 60 përqind e popullsisë botërore që vuan nga uria janë gra dhe vajza. Si rrugëdalje nga kriza, OXFAM kërkon rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende të botës, sipas organizatës, më të varfërit përballen me taksa më të larta se miliarderët. Sipas Oxfam në mbarë botën vetëm katër përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Ndaj edhe organizata pret nga qeveritë e vendeve të zhvilluara të aplikojë taksa mbi fitimet jo të zakonta, në nivel të lartë, në kohë krize.

  • 1

    Radio