Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Sulme “ransomware”në spitalet e SHBA, Zelanda e Re: Në rrjet të dhënat e pacientëve

Prej tvteuta11 October 2022

Një nga rrjetet më të mëdha spitalore në SHBA u godit nga një sulm kibernetik i dyshuar se u krye në këmbim shpërblimi thonë mediat vendase, duke sjellë në vonesa të ndërhyrjeve kirurgjikale, verifikimin e kujdesit ndaj pacientëve dhe riplanifikimin e takimeve më mjekun në mbarë vendin. Sulmet ransomware janë shpeshtuar ndjeshëm këto dy vitet e fundit në sistemin mjekësor të SHBA-së. Edhe nëse një sulm i tillë nuk con në mbylljen e spitalit, ai sërish mund të rrëzojë ose t`i nxjerrë jashtë funksionimit sistemet dixhitale, duke bllokuar qasjen e mjekëve dhe infermierëve tek të dhënat e pacientëve. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as Zelanda e Re, ku hakerët kanën shënjestruar rrjetin shëndetesore North Island, ku kanë vjedhur të dhënat e  450,000 pacientëve e i kanë hedhur ato në internet.