Rajoni/Bota Më shumë

Sulm terrorist në New York. Tetë viktima dhe mjaft të plagosur

Prej tvteuta10:13, 1 Nëntor 2017

Shoferi i cili goditi çiklistët dhe vrapuesit pasi u fut me kamion në një rrugë biçikletash në Nju Jork ndërsa bërtiti ‘Allahu Akbar’ është emëruar nga mediat si i dyshuari Sayfullo Saipov.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 29-vjeçarin, kamioni i të cilit goditi një autobus shkollor dhe doli me një armë lodër në duar, i cili më pas u qëllua nga policia, duke u plagosur dhe duke u arrestuar. Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari ishte me kombësi uzbeke i cili kishte ardhur në Amerikë në vitin 2010 dhe ishte duke jetuar në Tampa, Florida.

Tetë persona janë vrarë në sulmin e dyshuar terrorist, i cili ndodhi afër memorialit të 11 Shtatorit, ndërsa dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën gjatë përplasjes së autobusit të shkollës. Gjithsesi, policia ende duhet të konfirmojë zyrtarisht emrin e të dyshuarit, por tha se sulmi ishte një “akt frikacak terrori”.

  • 1

    Radio