Sulm me bombë në Podgoricë: Një person i vdekur, disa të plagosur
Prej tvteuta10:42, 5 Mars 2020
Në orët e mbrëmjes së djeshme në lagjen Bllok 5 në Podgoricë, ndodhi një shpërthim bombe si pasojë e të cilit mbeti i vdekur Gjorgje Bozhoviq, banor i kryeqytetit, kurse Aleksandër Kekoviq mori dëmtime të rënda. Në shpërthim u lënduan edhe dy persona të tjerë që ndodheshin aty afër. Bomba ishte e vendosur poshtë automjetit me të cilin po udhëtonin viktima dhe shoku i tij. Mediat njoftojnë se të dy personat ishin të afërt me një nga grupet kriminale që veprojnë në Mal të Zi dhe se ishin arrestuar disa herë më parë për vepra të ndryshme kriminale.