Sulm me bombë në Irak. Të paktën 7 policë të vrarë
Prej tvteuta18 December 2022

Të paktën shtatë policë janë vrarë në një sulm me bombë dhe me armë në Irakun verior. Mediat e huaja, bëjnë me dije se sulmi ndodhi pranë qytetit të pasur me naftë të Kirkukut, rreth 293 km (182 milje) nga kryeqyteti Bagdad.Asnjë grup nuk ka thënë se qëndron pas vrasjeve, por zyrtarët fajësuan grupin Shteti Islamik. Sulmi filloi kur një shpërthim me bombë kishte në shënjestër një kamion që transportonte policinë pranë fshatit Chalal al-Matar, thanë zyrtarët për AFP. Shpërthimi u pasua nga “një sulm i drejtpërdrejtë me armë të vogla. “Një sulmues është vrarë dhe ne po kërkojmë të tjerët”, shtoi zyrtari, duke thënë se në sulm u plagosën edhe dy policë. IS dikur zotëronte 88,000 km katrorë (34,000 milje katrorë) territor që shtrihej nga Iraku lindor në Sirinë perëndimore dhe imponoi sundimin e tij brutal mbi pothuajse tetë milionë njerëz. Por forcat irakiane shpallën fitoren ndaj grupit islamik në dhjetor 2017, pasi trupat e tij përzunë militantët e IS nga zona kufitare siriane ku kishin qenë bastionet e fundit të islamistëve