Sulm me armë në Tivar. Plagoset një person
Prej tvteuta15:46, 6 Korrik 2017
Sot në orën 11.30 të paraditës në Tivar ndodhi një sulm me armë zjarri si pasojë e të cilës mbeti i plagosur Dejan Boroviq, banor i këtij qyteti. Pas ngjarjes policia bbllokoi menjëherë daljet nga qyteti dhe është në kërkim të autorit.
Në periferi të qytetit u gjend një automjet i djegur nga i cili dyshohet se është gjuajtur në drejtim të Boroviq. Ky i fundit njihet nga policia si pjestar i një prej bandave kriminale të qytetit.