Sociale Më shumë

Suliq: Konkursi për OJQ në fillim të janarit, për bursa të studenteve gjatë muajit dhjetor

Prej tvteuta14:29, 10 Dhjetor 2020

Së shpejti do të shpallet konkurs për ndarjen e bursave studenteve të dalluar   për vitin akademik 2020/2021,deklaroi për Televizionin Teuta Pranvera Suliq,  sekretarja për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore. Sipas Suliq, situata financiare e krijuar nga pandemia covid 19 ka ndikuar shumë në gjendjen financiare të Komunës së Ulqinit.Në  mbledhjen e fundit të Kuvendit komunal  është hapur edhe debatë rreth revidimit të buxhetit të paraparë për studentë, i cili pothuaj se është  përgjysmuar nga viti i kaluar.Komuna e Ulqinit nuk ka shpallur konkurs publik për financimin e projekteve të OJQ-ve lokale për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Mirëpo ky fakt nuk nënkupton që Komuna gjatë kësaj periudhe të mos ketë ndarë fonde nga buxheti i saj për organizatat joqeveritare. Kështu, pa një procedurë publike dhe të përcaktuar me aktin që e rregullon këtë çështje, me vendim të Kryetarit të Komunës, për këto tre vite janë ndarë mbi 22.000 euro për OJQ-të lokale,thuhet ndër tjera në reagimin e rrjeti joformal i organizatave Joqeveritare.Pushteti aktual në Komunën e Ulqinit, në mandatin e deritanishëm, nuk ka shpallur asnjë konkurs publik për organizatat joqeveritare.Suliq shprehet se menjëherë në fillim të janarit të vitit të ri kalendarik do të shpallet konkursi.Komisioni për vlerësimin e projekteve është formuar si dhe  janë përzgjedhur vlerësuesit e pavarur .

 

  • 1

    Radio