Sulejmani dhe Draga përballen me kushte jo humane të jetesës

Prej tvteuta09:16, 19 Dhjetor 2018

Sulejmani dhe Draga … Sot dy persona të moshës se tretë , 74 dhe 73 vjecarë të cilet për afro 30 vite po përballen me një sfidë shume të rëndë , me kushtet e vështira të jetesës . Nga halli  kanë trokitur në shume dyer duke  kërkuar atë se cfarë i takon me ligj , një vend ku të flenë të qetë … Sulejmani për shume vite ka punuar si mësues në vendlindjen e tije në Bosnje e Hercegovine, deri në momentin kur lufta e ka detyruar të largohet e të fillojë një jetë të re…  Edhe pse shendeti i është renduar, Sulejmani dhe bashkeshortja e tij vazhdojnë që të punojnë punë të ndryshme , vetëm për të siguruar pak ushqim.. Që nga viti 2004 jetojnë pa furnizim me ujë dhe rryme elektrike , dhe janë të detyruar të konsumojnë ujë nga mocali i cili gjendet afër vendit ku banojnë.
Ata kërkojnë nga organet kompetente lokale dhe shtetërore që të gjejne një zgjidhje për hallin e tyre .
Zonja Draga tregon për TvTeuta se në  Qendrën për punë sociale në Ulqin nuk kanë pranuar tia vendosin një pagesë mujore , me arsyetimin se është e zonja që të punoje dhe që vetë të sigurojë mjetet e nevojshme për jetesë.
Kjo barrakë e vjetër gjendet në hapsirat e ish kampit ” Cek ” në Plazh te Madh , në afërsi të plazhit Safari. Cdo ndihmë në drejtim të këtyre dy personave të moshuar është e mirëseardhur.

  • 1

    Radio