Sukubinë –Muriqan: Për një javë kanë kaluar mbi 97.000 persona
Prej tvteuta21 July 2017
Në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan gjatë një jave nga e premtja e kaluar kanë kaluar 97,853 persona,dhe 23,044 automjete.Sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga drejtoria e doganës,në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar ka rritje të numrit të pasagjerëve për 25%. Fluksi më i madh është në ditët e fundjavës kur numri i madh i automjeteve shkakton kolona të gjata si dhe pritje prej 2 deri në tri orë.