Sporti Më shumë

Sukses i madh për klubin e crossfit “Fit”: Medalja e arritur, motivim për garat e ardhshme

Prej tvteuta15:11, 27 Shkurt 2018

Në finalen e turneut “Fit for life”, që sapo përfundoi në qytetin serb Senta, anëtari i klubit “Fit” nga Ulqini, Goran Dulloviq, arriti të fitojë vendin e tretë në kategorinë e lojtarëve mbi 35 vjeç. Rezultate të mira arritën edhe anëtarët e tjerë të klubit, ndërkohë që disa për arsye të dëmtimeve u detyruan të heqin dorë nga turneu.

Trajneri i klubit Jasmin Hot, tha se është i kënaqur me atë që i treguan lojtarët e tij dhe gjithashtu janë duke u përgatitur për garimin e ardhshëm në crossfit që zhvillohet nga 5 marsi në Niš. “Për në këtë turne, Goran Dulloviq dhe Dalibor Markoviq u kualifikuan nga vendi i parë, si edhe dy konkurrentë të tjerë, ndërsa Sllagjana Gjakoviçiq nga pozicioni i tretë.

Besoj se nga rezultatet në Sentë kemi fituar një motivim të madh për të vazhduar të përmirësojmë rezultatet në të ardhmen “, tha Hot.

 

  • 1

    Radio