Aktuale Më shumë

Sukubinë – Muriqan: Sekuestrohen 202.060 euro para të padeklaruara

Prej tvteuta16:25, 24 Gusht 2022

Në kalimin kufitar Sukobin-Muriqan, zyrtarë të Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, në bashkëpunim me Drejtorinë Policore dhe doganierët dhe policët e Shqipërisë, kanë zbuluar një sasi të madhe të parave të padeklaruara në vlerë prej rreth 202.000 euro.

Në njoftim nuk jepen detaje se nga kush janë sekuestruar të hollat, por se ata do të mbahen deri në përfundimin e procedurës dhe se për rastin është njoftuar prokuroria përkatëse”, thuhet nga Drejtoria e të hyrave dhe doganave.

  • 1

    Radio