Aktuale Më shumë

Subjektet e pakicave e përkrahin iniciativën e LQ URA

Prej tvteuta19:39, 18 Janar 2022

Partia Boshnjake, Lista Shqiptare dhe Koalicioni “Bashkë një za” ,e mbështesin propozimin e shpallur nga koalicioni “E zeza në të bardhë” për të formuar një qeveri të pakicës në Mal të Zi. “Duke pranuar faktin se Mali i Zi është në një krizë të rëndë politike, sociale, ekonomike dhe shëndetësore, dhe se qeveria aktuale mbështetet nga vetëm një numër i vogël i deputetëve në parlament, ne, përfaqësuesit politikë të popujve pakicë, e mbështesim për formimin e qeverisë së pakicës”, thuhet në një deklaratë të përbashkët. Ata janë të bindur se ky është një model real dhe optimal për dalje nga situata aktuale politike.

“Modeli i qeverisjes së pakicës, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane. Dhe kjo është pikërisht ajo që u duhet qytetarëve tanë dhe shtetit për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës. ”, thuhet në deklaratë. Ata besojnë se mbështetja sa më e gjerë për këtë koncept në Kuvendin e Malit të Zi do të ishte e dobishme për shoqërinë tonë, për harmoninë multietnike të Malit të Zi dhe për ruajtjen e vlerave themelore për të cilat kanë luftuar.

  • 1

    Radio