Studentëve dhe “Sirenës” u hiqen mjete, i shtohen “Parking servisit”. Jacoviq : Janë pagesat për kontribute
Prej tvteuta14:12, 12 Dhjetor 2020

Zbritja e mjeteve për studentët nuk ishte e vetmja kritikë e ndëgjuar nga disa prej këshilltarëve. Kritika edhe më të mëdha, mgjalli ulja e një të tretës së mjeteve të parashikuar për qendrën ditore “Sirena”, të cilës edhe ashtu nuk i ndaheshin mjetet e nevojshme. Drejtori i kësaj qendre Bila Alaj, e quan të pakuptimtë vendimin e këshilltarëve.
Alaj thotë se ky vendim kuptohet se do të lërë pasoja, sidomos duke pasur parasysh se as mjetet e mëparshme nuk kanë qenë të mjaftueshme, dhe se normalizimi i punës është arritur kryesisht falë donatorëve dhe individëve dashamirës.
Nga ana tjetër, me ribalanc, disa ndërmarrjeve që janë fitmprurëse, ose të paktën duhej të ihisn, , u janë rritur mjetet që do të përfitojnë nga komuna. Për ndërmarrjen e Parking Servisit me buxhet ishin të paraparë 1000 euro, kurse me ribalanc plot 60.000, diçka që drejtori Aleksandër Jacoviq, e arsyeton me vendimin e Trupit komunla për mbrojtje dhe shpëtim, që të pezullojë punën e ndërmarrjes për më shumë se dy muaj, çka e ka lënë atë pa të ardhura. Këto mjete, thotë Jacoviq, janë vetëm për pagesat e kontributeve për të punësuarit.
Këshilltari i Forcës Arian Murati dhe ai i LQ URA, Omer Bajraktari, po ashtu kritikuan këtë mënyrë të shpërndarjes së mjeteve, sidsomo kur bëhet fjalë për heqjen e tyre nga institucione të tilla si “Sirena”, dhe kalimi për ato që duhej të mos kishin nevojë për mjete të tilla, si “Parking servisi”.
Arsyetimet e të gjitha palëve kanë logjikën e vet, por nuk mund e të mos vërehet se në këtë drejtim ka favorizime të hapura. Të paguhen mjetet për kontrubte të Parking Servsisit është në rregull, por të ulet buxheti i qendrës ditore “Sirena” si dhe të mos paguhen për të punësuarit në institucione të tjera, paraqet një fenomen që vështirë se mund të vërehet në dnonjë komunë tjetër, përveç se në atë të Ulqinit.