Studentët e gazetarisë i largohen praktikës në media
Prej tvteuta09:55, 16 Shkurt 2020
Studentët që kanë mbaruar fakultetin e gazetarisë në Mal të Zi, në masë të madhe nuk konkurojnë për të kryer stazhin e praktikës në media, por më tepër preferojnë organizatat joqeveritare dhe partitë politike, tregojnë analizat e Sindikatës së mediave. Po ashtu, një pjesë e madhe e tyre e shohin veten si zëdhënës për media në kompani të ndryshme por jo edhe në vetë mediat. Sipas analizës së sindikatës , 30% gazetarëve nuk kanë të ardhura të rregullta kurse 60% e tyre punojnë në ditët e fundjavës dhe ato të festave.