Strategjia e zhvillimit rajonal: Mbi 50% për veriun
Prej tvteuta16:12, 15 Prill 2017
Për implementimin e Strategjisë për zhvillimin rajonal të Malit të Zi, nga viti 2014 deri në vitin 2020, gjatë vitit 2017 janë paraparë 727 milionë euro, prej të cilave rreth 52% do të shkojnë për veriun e vendit, 20 për pjesën qendrore, kurse 28% për jugun.
Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve ,rreth 180 milionë euro, në veri do të shkojnë për ndërtimin e autostradës, çka sigurohet nga buxheti i shtetit, kurse në masë më të vogël do të marrin pjesë mjetet e siguruara nga sektori privat dhe kreditë. Me këtë strategji parashihet që Ministria e ekonomisë të përgatisë plane veprimi për çdo vit, të cilët duhet të miratohen nga Qeveria.
Obligimi i sjelljes së këtyre planeve është e definuar me Programin e antarsimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.