Stoltenberg: Një vend do të ruhet për flamurin e Malit të Zi
Prej tvteuta25 May 2017
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi se Mali Zi do të jetë për disa ditë antare e kësaj aleance, çka konfirmon se ajo i ka dyert e hapura për vendet që dëshirojnë të antarsohen. Siç tha ai, në selinë e re të NATO-s do të jenë 28 flamuj, kurse një vend do të ruhet edhe për flamurin e Malit të Zi, duke shtuar se me 5 qershor në Vashington do të jetë prezent kur vendi të dorëzojë dokumentat e antarsimit. Në samitin e sotëm të NATO-s në Bruksel, do të marrë pjesë edhe presidenti i Amerikës Donald Trump.