STK “Valdanosi” organizoi turneun në ping pong
Prej tvteuta11 May 2019

STK “Valdanosi” organizoi turneun në ping pong
Klubi i ping pongut “Valdanosi” së bashku me Lidhjen e ping pongut të Malit të Zi organizuanpër të tretin vit me rradhë turneun “Trofe Open Ulqini 2019” . Këtë vit në trofe moren pjesë rreth 150 garues të moshave të reja e deri në 70 vjeç , për të cilët në fondin fitues ishin të ndara 400 euro. Turneu u mbajt në sallën e Shkollës Fillore “Marshali Tito”. Në hapje folën kryetari i klubit të ping pongut “Valdanosi“ Remzo Pulti, sekretari i Lidhjes së ping pongut të Malit të Zi Nenad Raiçeviq dhe nënkreytarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni e cila edhe e shpalli të hapur turneun.