Aktuale Më shumë

Steph Curry më i miri në histori, më i miri në histori

Prej tvteuta15:17, 15 Dhjetor 2021

Stephen Curry ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Ai ka marrë epitetin e mbretit të trepikëshave.

Curry qëlloi trepikëshin e 2974 të martën në ndeshjen e Golden State Warriors ndaj New York Knicks, duke thyer rekordin e vendosur nga Ray Allen.

Curry qëlloi trepikëshin historik në çerekun e parë. Warriors menjëherë shkaktuan ndërhyrje për të thirrur pushim të shkurtër për të nisur festën.

Babai i tij, Dell Curry, ishte në palestër. Bashkë me të e bashkëlojtarët, Curry nisi festën teksa mori edhe urimet nga afër nga legjenda Allen.

Curry shpesh është konsideruar gjuajtësi më i mirë në ligë. Numrat e përkrahin këtë qëndrim. Tashmë ka vënë emrin e tij në dy nga top tre sezonet për trepikësha – përfshirë edhe sezonin e vetëm me 400 trepikësha. Ai theu rekordin që Allen e mori nga Reggie Miller më 2011.

Curry ka fituar tre kampionate deri tash.

33-vjeçari ka luajtur ndeshjen e 789 në karrierë. Në këtë pikë të karrierës, Alleni pati 1918 trepikësha.

  • 1

    Radio