Stano: Diskutimet për heqjen e masave po vazhdojnë
Prej tvteuta11:40, 22 Gusht 2024
Bashkimi Evropian ka njoftuar se Këshilli po vazhdon me diskutimet diskutimet rreth raportit të përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell mbi heqjen e masave ndaj Kosovës, të vëna prej më shumë se një viti. “Diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin janë duke vazhduar.
Ato janë të brendshme dhe konfidenciale” është shprehur Stano për mediat në Kosovë.
Sa i përket mundësisë për shtimin e këtyre masave, ashtu siç BE-ja paralajmëroi, pas tensioneve të lindura për urën mbi lumin Ibër, zëdhënës i BE-së Peter Stano tha se BE vazhdon t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet.
“Ne presim që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.
Masat ndaj Kosovës u vendosën pas tensioneve në veri kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat në veri u dërguan me mbështetjen e policisë së Kosovës në zyrat e tyre. Të paktën 90 pjesëtarë të forcës paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në një përplasje me protestues serbë.