Rajoni/Bota Më shumë

Stano: BE-ja pret themelimin e Asociacionit

Prej tvteuta17:00, 24 Nëntor 2022

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë pas marrëveshjes së arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë për targat presin edhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Natyrisht ne jemi duke punuar dhe kemi punuar për një kohë të gjatë që nga kriza e fundit dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës ishte një nga pritjet themelore nga ana e Bashkimit Evropian, e njëjta gjë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, u shpreh Stano.

Stano, në një konferencë për media tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u takuar në Bruksel dhe për të vazhduar punën rreth normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Stano tha se marrëveshja e arritur mbrëmë do e lejojë që të fillojë një fazë e re e trajtimit të çështjeve në mënyrë të qëndrueshme dhe për të shmangur krizën.

  • 1

    Radio