Sociale

Sociale Më shumë

Stankoviq: Mandiq dhe Knezheviq të mos paraburgosen

Prej tvteuta15 February 2017

Prokurori i Lartë i Shtetit Ivica Stankoviq, i ka dhënë sugjerim të detyrueshëm Prokurorit Special Milivoje Katniq  që deputetëve Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq të mos u caktohet masa e paraburgimit. Vendimi i Prokurorit të Lartë është përkrahur edhe nga zyrtarët e Frontit Demokratik, të cilët megjithatë kanë vlerësuar se Stankoviq është dashur të kyçej në ngjarje më herët. Andrija Mandiq i falenderoi të pranishmit që ishin grumbulluar para Kuvendit për përkrahjen. Dhe shprehu kënaqësinë që opozita po vepron e bashkuar.