Aktuale Më shumë

Stadiumi “974” do të përdoret në Katar

Prej tvteuta15:48, 5 Janar 2022

Disa ndeshje të Kupës së Botës 2022 në Katar këtë vit janë caktuar të luhen në një stadium të dizajnuar në mënyrë të veçantë.

Ky stadium mund të çmontohet e më pas të montohet sërish, kudo në botë.

Stadiumi “974” është dizajnuar nga arkitektë spanjoll. Këta numra i ka marrë në bazë të kodit ndërkombëtar telefonik për Katarin, si dhe është numri i saktë i transportit të kontejnerëve që janë përdorur për ndërtimin e stadiumit.

Ky stadium do të çmontohet pas Kupës së Botës që nis më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

Gara më e madhe e futbollit zakonisht zhvillohet në qershor dhe korrik, por për në këto muaj në këtë shtet, temperaturat janë shumë të larta dhe është vendosur të mbahet në dimër.

  • 1

    Radio