Sociale Më shumë

Srzentiq-Cungu: Të vazhdohet bashkëpunimi i mirë

Prej tvteuta10:09, 24 Janar 2017

Kryetari i Komunës së Tivarit Zoran Srzentiq priti dje në takim homologun e tij nga Ulqini Nazif Cungun, me të cilin diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes dy komunave, njofton portali Barinfo.

Në takim u bisedua në lidhje me përgatitjet për sezonin turistik, problemet në furnizimin me ujë, si dhe për çështjet e hedhjes së mbeturinave dhe deponinë rajonale Mozhura.

Gjithashtu u këmbyen infomracione edhe për gjendjet financiare dhe ekonomike  të të dy komunave. Të dy kryetarët kanë caktuar takimin e rradhës me 2 shkurt në Ulqin, në të cilin do të marrin pjesë edhe krerët e sekretariatëve dhe drejtorët e ndërmarrjeve komunale.

  • 1

    Radio