“Diskriminim i gjuhës shqipe”- Shtetasi amerikan padit gjigantin Google: Pasoja të mëdha në media, marketing dhe zhvillimin teknologjik

Gjiganti i teknologjisë Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura prej motorit të kërkimit. Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Padia është ngritur nga Z. Haki Dervishi – shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në Neë York.

Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Kujtojmë se, sot një biznes nuk arrin të reklamojë në Google Ads sepse nuk pranon reklama në shqip edhe sot për këtë arsye shumica e portaleve dhe faqeve në shqip nuk arrijnë të fitojnë para nga shikimet që kanë sepse Google Adsense nuk paguan për faqet e internetit që janë ndërtuar në gjuhën shqipe.

ChatGPT do të ‘na ndihmojë me probleme jashtëzakonisht të vështira’ në të ardhmen, thotë shefja e teknologjisë së OpenAI

Mira Murati nuk ishte gjithmonë e sigurt se chatboti gjenerues i OpenAI ChatGPT do të bëhej sensacioni që është sot. Kur ajo ju bashkua firmës së inteligjencës artificiale në vitin 2018, aftësitë e IA ishin elemetare për të qenë e zonja në lojërat e strategjisë, por lloji i modelit gjuhësor që njerëzit përdorin sot dukej shumë larg.

“Në vitin 2019, ne kishim GPT3, dhe ishte hera e parë që kishim sisteme IA që tregonin njëfarë sensi të kuptimit të gjuhës. Përpara kësaj, ne nuk mendonim se ishte me të vërtetë e mundur që sistemet e IA të kuptonin gjuhën natyrore,” tha Murati, tani shefe e teknologjisë në OpenAI, në skenën e Festivalit të Atlantikut të premten. “Në fakt, ne ishim me të vërtetë skeptikë se kjo do të bëhej ndonjëherë realitet.”

Çfarë ndryshimi bëjnë disa vite. Këto ditë, përdoruesit po e përdorin ChatGPT në shumë mënyra për të përmirësuar jetën e tyre personale dhe profesionale.

“Shkalla e përparimit teknologjik ka qenë jashtëzakonisht e lartë,” tha Murati.

Ngjitja vazhdon. Ja çfarë tha Murati se priste nga ChatGPT ndërsa teknologjia vazhdon të zhvillohet.

Ju do të jetë në gjendje të bisedoni në mënyrë natyrale me chatbots
Së shpejti mund të jeni në gjendje të ndërveproni me ChatGPT pa pasur nevojë të shtypni asgjë, tha Murati.

“Ne duam të largohemi më shumë nga ndërveprimi ynë i tanishëm,” tha ajo. “Ne jemi aktualisht të varur nga tastiera dhe ekrani me prekje i telefonit. Dhe nëse mendon për këtë, kjo nuk është revolucionarizuar në të vërtetë prej dekadash.”

Murati parashikon që përdoruesit të jenë në gjendje të bisedojnë me ChatGPT në të njëjtën mënyrë që mund të bisedojnë me një mik apo një koleg.

“Ky është me të vërtetë qëllimi — të ndërveprosh me këto sisteme IA në një mënyrë që në fakt është e natyrshme, në një mënyrë që do të bashkëpunoje me dikë  pranë teje,” tha ajo. “Ju mund të flisni në tekst dhe vetëm të shkëmbeni mesazhe … Ose mund të tregoni një imazh dhe të thuash: ‘Hej, shiko, i mora të gjitha këto karta biznesi, kur isha në takime. A mund t’i vendosësh në listën e kontakteve të mia?’»

Mbetet për t’u parë se çfarë lloj hardueri mund t’i bëjë të mundura këto lloj ndërveprimesh, megjithëse ish-projektuesi i Apple Jony Ives thuhet se është në bisedime me OpenAI për të prodhuar një produkt konsumi që ka për qëllim të jetë “iPhone i inteligjencës artificiale.”

 

AI do të mendojë në nivele më të thella

Në kohën e tanishme, chatbotët e IA-së janë të zotë për të bashkëpunuar me njerëzit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tona. Qëllimi, thotë Murati, është që këto sisteme të mendojnë vetë.

“Ne po përpiqemi të ndërtojmë [një] sistem përgjithësisht inteligjent. Dhe ajo që mungon tani janë idetë e reja”, tha Murati. “Me një ide krejtësisht të re, si teoria e relativitetit të përgjithshëm, ju duhet të keni aftësinë e të menduarit abstrakt.”

“Dhe kështu është me të vërtetë synimi ku po shkojmë — drejt këtyre sistemeve që përfundimisht do të jenë në gjendje të na ndihmojnë me probleme jashtëzakonisht të vështira. Jo vetëm të bashkëpunojmë përkrah nesh, por të bëjmë gjëra që, sot, nuk jemi në gjendje t’i bëjmë fare.”

Përdoruesi i përditshëm i ChatGPT nuk po kërkon të zgjidhë misteret e universit, por një rezultat i përmirësimit të këtyre sistemeve është se chatbotët do të bëhen gjithnjë e më të saktë. Kur u pyet nëse ChatGPT do të ishte në gjendje të prodhonte përgjigje të sakta si Wikipedia, Murati tha: “Duhet të bëjë më mirë se kaq. Ajo duhet të ketë më shumë saktësi të nivelit shkencor.”

Me bots që mund të mendojnë përmes përgjigjeve, përdoruesit duhet të jenë në gjendje të “gjurmojnë me të vërtetë pjesë të informacionit, në mënyrë ideale, ose të paktën të kuptojnë pse, nëpërmjet arsyetimit, zinxhirin e mendimit, të kuptojnë pse sistemi dha atë përgjigje,” tha ajo.

 

‘Revolucioni’ po vjen në mënyrën se si mësojmë dhe punojmë

Murati pranoi se teknologjia e IA-së në zhvillim ka të ngjarë të prishë mënyrën se si njerëzit mësojnë dhe punojnë — një ndryshim që do të vijë me rreziqe dhe mundësi.

Murati vuri në dukje se studentët kanë filluar të përdorin chatbotët e IA-së për të përfunduar detyrat për ta. Si përgjigje, ajo thotë: «Në shumë mënyra ndoshta do të na duhet të ndryshojmë mënyrën se si mësojmë.» Ndërsa IA hap derën për pandershmërinë akademike, ajo mund të jetë gjithashtu një mjet mësimor unik, tha ajo.

“Tani për tani ka një mësues në një klasë prej 30 nxënësish [dhe] është e pamundur të personalizosh mësimin, informacionin, se si mësojnë më mirë,” tha Murati. “Dhe kjo është ajo që IA mund të ofrojë. Ajo mund të ofrojë këtë tutor të personalizuar që personalizon mësimin dhe mësimet për studentët, për mënyrën se si e perceptoni dhe kuptoni më së miri botën.”

Efekte të ngjashme mund të vijnë në vendet e punës, ku ekziston një frikë e përhapur se IA mund të jetë duke zënë vendin e punonjësve njerëzorë.

“Disa vende pune do të krijohen, por ashtu si çdo revolucion i madh, mendoj se shumë vende pune do të humbasin. Ndoshta do të ketë një ndikim më të madh në punë sesa në çdo revolucion tjetër dhe ne duhet të përgatitemi për këtë mënyrë të re jetese”, thotë Murati. “Ndoshta do të punojmë shumë më pak. Ndoshta java e punës do të ndryshojë tërësisht.”

Sido që të jetë, revolucioni po vjen. Dhe do të varet nga publiku dhe njerëzit që na qeverisin për të përcaktuar se si dhe sa ndikon revolucioni i IA-së në jetën tonë.

Serbi: Përmbytje të mëdha, situatë emergjente në 37 komuna dhe qytete

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë këtë të premte ka njoftuar se për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të shiut janë 37 qytete dhe fshatra që janë në rrezik përmbytje.

Deri më tani mediat shkruajnë se janë evakuar 75 persona.

Sipas mediave vendore situata momentalisht është më kritike në Jagodinë, Tërstenik, Brus, Kosjeriq, Sokobanjë, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe se përmbytja është duke lëvizur në drejtim të Kurshumlisë, Prokuplës dhe Doljevcit.

Ndërkohë Instituti Hidrometeorologjik paralajmëroi këtë të premte se do të vijojnë reshjet e dendura të shiut në Serbi, të cilat do të rrisin nivelin e ujit në lumenjtë Mlava, Pek dhe Crni Timok përtej barrierave të lumenjve.

Dritan Abazoviq ofrohet që Mali i Zi të jetë mikëpritës i takimit Prishtinë-Beograd

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka oftuar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikëpritës i rundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviq, përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.

Një ditë më herët, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.

“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim”, tha ai.

Më 14 qershor, autoritetet e Kosovës kanë thënë se tre zyrtarë të saj policorë janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, në afërsi të pikës kufitare.

Serbia, në anën tjetër, ka thënë se i ka arrestuar policët e Kosovës, në thellësi të territorit serb. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit./REL

Pagesa e taksës për qëndrimin e turistëve më e lehtë përmes aplikacionit të Organizatës Turistike

Prej tani pagesa për taksën e qëndrimit të turistëve është edhe më e lehtë përmes aplikacionit të ri të Organizatës Turistike të Ulqinit.

Ky aplikacion do të ndihmojë të gjithë sipërmarrësit hotelier dhe turistik të Ulqinit të kryejnë pagesat për mysafirët e tyre, shpejt dhe lehtë duke kursyer kohën gjatë sezonit të ngarkuar të verës.

Mjafton të shkarkojnë falas aplikacionin në telefon dhe të rregjistrohen si subjekte hotelier. Përmes hapave të thjeshtë të përshkruar në aplikacion, është e lehtë të kryhen veprimet e pagesës pa qenë e nevojshme të humbet kohë në trafik apo rradhë të gjata.

Pagesa e taksës së qëndrimit të turistëve është obligim ligjor për gjithë afaristët hotelier dhe taksa e vjelë shkon në promovimin dhe zhvillimin e gjithë industrisë së turizmit në Ulqin. Vlen për tu theksuar se taksa e qëndrimit të turistëve në Ulqin është më ulëta në gjithë bregdetin e Malit të Zi.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në vegëzën e mëposhtme:

Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=me.primatech.prijavaboravkaapp

 

Draft-Statuti i propozuar nga Rama/ Kurti: T’ja prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka komentuar ditën e sotme në një konferencë për mediat, draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

 

Kurti u shpreh se nuk e ka lexuar draftin por i propozoi kryeministrit Rama, t’ja prezantojë Serbisë në takimin e Ballkanit të Hapur.

Ai shtoi se neni i tetë i Kushtetutës së Shqipërisë thotë që Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj dhe se Rama duhet ta dërgojë në Beograd atë draft për shqiptarët e Luginës.

“Jam i përkushtuar dhe besoj se pa e intensifikuar dialogun nuk zbatojnë marrëveshjes. Ajo që na duhet është sekuensimi zbatimit dhe prandaj kam shprehur kërkesën për takim. Unë kam ofruar vetë ta shkruaj draft statutin, por me atë rast kam kërkuar të ketë një dakordim me parimet bazë. Nuk kam dyshim që Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu dhe krejt çka unë propozoj është që kryeministri Rama që këtë draft statut të ia prezantoj Vuçiçit në takimin e Ballkanit të hapur për shqiptarët në Medvegjë e Bujanoç. Neni 8 i Kushtetuës së Shqipërisë thotë që Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Duhet ta dërgojë në Beograd për Shqiptarët e Luginës. Unë nuk e kam lexuar.”– tha Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë javës së kaluar bëri të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky dokument në bazë të raportimeve të premten është vlerësuar si serioz nga Bashkimi Evropian. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për themelimin e Asociacionin edhe në kuadër të marrëveshjes të Brukselit dhe të Ohrit.

Anketa e ditës

101
ANKETA E DITES

Nëse do të duhej të zgjidhnit mes humbjes për jetë të shijes së ushqimit ose humbjes së aftësisë për të dalluar ngjyrat, cilën do të zgjidhnit?

Kush ishte Silvio Berlusconi?

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish- kryeministri Italian Silvio Berlusconi. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994 – 1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale”. Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv komercial më të madh në Itali “MediaSet”.

Më 20 shkurt të vitit 1986 Silvio Berlusconi bleu klubin e futbollit Milan të cilin e shiti në muajin prill të vitit 2017.

Përgjatë kohës që Berlusconi ishte pronar I Klubit Milan ka fituar 29 trofe ku mes tyre 8 tituj kampion ne Serine A, 1 kup italie, 7 superkupa italie , 5 champions League, 2 kupa interkontinentale, 5 superkupa Europe dhe nje boteror per klube.

Përveç medias në perandorinë e biznesit “Berlusconi” që prej vitit 1990 u përfshin edhe kompani sigurimesh, dyqane, fonde investimesh dhe pesnionesh.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëtit vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari I vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”. The Times në Londër shkroi një editorial ku thuhes së për italianët dhe një pjesë të Europës ishte e pamundur që Berlusconi të fitonte zgjedhjet.

Megjithatë fitorja ndodhi , koalicioni i parive të krijuara nga Berluconi I cili përfshinte neofashistët dhe Lidhjen e Veriut mori 366 nga 630 vendet në parlament. Ai qëndroi në pushtet si kryeministër I vendit më pak se një vit pasi u përball me përçarje të koalicionit qeverisës si dhe hetime të ndryshme sa I përket bizneseve të tij. Teksa po përballej me një votbesim në Parlament, Berlusconi njoftoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor të vitit 1994 dhe qëndroi si kryeministër I vendit deri në janar të vitit 1995.

Pas dorëheqjes Berlusconi u hetua për korrupsion dhe mashtim tatimor, akuza këto të cilat u rrëzuan më vonë.

Mes premtimeve për ulje taksash, shtimin e vendeve të punës dhe pensione më të larta Berlusconi udhëhoqi një koalicion të qëndres së djatht drejt fitores në zgjedhjet parlamentare kombëtare të vitit 2001 dhe u bë përsëri kryeministër.

Pasi erdhi në detyrë, Berlusconi u përball me një sërë sfidash. Ai mbështeti udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pushtimin e Irakut dhe vendimi i tij për të dërguar trupa u bë gjithnjë e më i papëlqyer, veçanërisht pasi një agjent i inteligjencës italiane u vra nga forcat amerikane në 2005. Berlusconi u përball gjithashtu me kritika ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte të luftonte.

Pas rezultateve jo të mira të koalicionit të tij në zgjedhjet rajonale të vitit 2005, Berlusconi dha dorëheqjen pavarësisht se fitoi një mocion votëbeim në parlamentin Italian. Në vitin 2006 Berlusconi rikandidoi për tu rizgjedhur në postin e kryeministrit por koalicioni I tij u mund nga një bllok I qendrës së majtë i cili kryesohej nga Romano Prodi.

Megjithatë vetëm 2 vite më pas, në maj të vitit 2008 Berlusconi fitoi një mandate të tretë si kryeministër i Italisë.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiscal. Një tjetër akuzë mbi ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me termin “Bunga Bunga”.

Karriera Poltike e Berlusconit ka qënë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa I përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtim tatimor.

Pas pezullimit që pati nga Gjykata për ta ndaluar që të mbante poste publike, Berlusconi u rikthey sërish në politikë. Në vitin 2022 ai u zgjodh si Senator në Senatin Italian pas 9 vitesh ndërsa partia e tij “Forca Italia” bën pjesë në koalicionin aktual qeverisës të Italisë me kryeministre Georga Meloni.

Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partenja e tij Marta Fascina.

Zgjedhjet në Mal të Zi, dalin rezultatet e para: Partitë shqiptare marrin 3 deputetë.

Shqiptarët do të përfaqësohen me 3 deputetë në qeverinë e re të Malit të Zi.

Pas përfundimit të procesit të numërimit, 2 mandate deputetësh siguroi koalicioni “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një vend në Kuvend e mori Genc Nimanbegu me koalicionin “Aleanca Shqiptare”.

Të drejtën për të krijuar qeverinë e ka fituar koalicioni i presidentit Milatovic, i cili mori 23 mandate por jo mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm prandaj i duhet ndihma e partive të tjera, përfshi edhe shqiptarëve.

Qendra e monitorimit shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Mal të Zi, ku votuan 56.4 për qind e malazezëve.

Pjesëmarrja deri në orën 15:00: sipas QDT, 35.1% ndërsa CEMI: 35.8%

Sot në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 542 468 qytetarë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Në orën 15:14, CEMI raporton se pjesëmarrja ka qenë 35.8% e votuesve.
Ndërsa QDT raporton se deri në orën 15:00 kanë votuar 35.1% e votuesve të rregjistruar.

VIDEO: Voton Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardian Mavriq

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardian Mavriq ushtroi të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Mal të Zi, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë duke i cilësuar këto zgjedhje shumë të rëndësishme sepse ‘Sot vendoset për politikat që do të zbatohen nesër’ u shpreh ai.

 

VIDEO: Voton Omer Bajraktari, Kryetari i Komunës së Ulqinit

Omer Bajraktari votoi për Zgjedhjet Parlamentare në Qendrën e Votimit nr. 3 të Ulqinit. Në prononcimin e tij për TV TEUTA ai ju bëri thirrje gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të shprehur me votë vullnetin për të mbështetur zhvillimet pozitive në Ulqin dhe Mal të Zi.

“Njëheri pikë së pari ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës të cilën e kanë sot në zgjedhjet parlamentare. Është më të vërtetë një ditë e rëndësishme si për qytetarët e komunës së Ulqinit ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Mendoj se në Ulqin këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe sepse Ulqini ka filluar tashmë një kohë të re, një epokë të re të zhvillimit dhe mendoj se për qytetarët e komunës së Ulqinit është shumë e rëndësishme që ato me votën e tyre të tregojnë që këtë rrugë të duhur në të cilën gjendemi ta vazhdojmë të gjithë së bashku”, u shpreh ndër të tjera Bajraktari.

 

  • 1

    Radio