Sociale

Sociale Më shumë

Spitali në Brezovik deri në fund të vitit të shëndrrohet në Institut

Prej tvteuta1 March 2017

Spitali special për sëmundje të mushkërive në Brezovik  afër Nikshiqit,   i vetmi spital i këtij lloji në Mal të Zi,  deri në fund të vitit duhet të  shëndrrohet në  Institut, ka kumtuar  drejtoresha e këtij  institucioni shëndetësor, Gordana Reliq. Spitali në Brezovik festoi sot 66 vjetorin e punës dhe si dhuratë nga Komuna ka marrë një donacion prej 850 euro,  sa janë mbledhur nga biletat për një nga shfaqjet në Teatrin e Nikshiqit . Reliq  tha se Brezoviku për dhjetë vitet e fundit është sjellë në nivelin e institucioneve të nivelit evropian, i cili ndjek ngjarjet bashkëkohore dhe diagnostifikim  në fushën e mjekësisë së pulmologjisë.