Aktuale Më shumë

Spektakli i Vitit të Ri në Tivar, thyen rekorde

Prej tvteuta14:05, 1 Janar 2024

Tivari, pa konkurrencë në Mal të Zi, e priti Vitin e Ri 2024 me audiencën më të madhe, rreth 30 mijë vizitorë të të gjitha brezave, së bashku me Lepa Bren, në pllajën përballë Pallatit të Sporteve Topolica. Brena mbrëmë ka thyer edhe rekordet e frekuentimit të koncerteve të Vitit të Ri në Tivar, të cilat organizohen jashtë.

Ylli i Ballkanit, e cila prej mbi 40 vitesh është në krye të skenës muzikore, përmes një prononcimi për Media Biro ka përshëndetur të gjithë ata që kanë ardhur në koncert.

“Përshëndes të gjithë ata që erdhën për të hyrë në Vitin e Ri me ne, të gëzuar, me humor të mirë, t’u uroj shëndet, përmbushjen e të gjitha dëshirave të tyre, të jenë të lumtur sonte dhe të dërgojmë një mesazh të mrekullueshëm dashurie, gëzimi, paqeje nga Tivari”, ka theksuar Lepa Brena.

Në Tivar, audienca përfshinte pak rajonin, por edhe mysafirë nga Evropa Perëndimore, Rusia, Ukraina dhe Turqia.

Mysafirët ishin të kënaqur, dhe nikoqirët kanë arsye për të qenë të kënaqur. Tivari organizoi një spektakël në natën e ndërrimit të viteve pa konkurrencë. Kryetari i komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, tha për Media Biro se pëmbushur pritshmëritë.

Kryetari i Komunës së Tivarit ju uroi bashkëqytetarëve dhe të ftuarve shëndet dhe paqe familjare.

“Këto janë vlera universale për të cilat ne të gjithë përpiqemi. Dua të besoj se viti 2024 do të jetë një vit me më pak sfida se ai i mëparshmi dhe se të gjithë do të presim me padurim arritjet familjare dhe gëzimet e vogla”, tha Raiçeviq.

 

  • 1

    Radio