“Spajiq të rrisë pa vonesa pagat në arsim, administratë, drejtësi dhe shëndetësi”
Prej tvteuta13:43, 15 Janar 2024
Kryeministri Spajiq dhe qeveria e tij kanë obligim që të rrisin pagat e punëtorëve në arsim, administratë, drejtësi dhe shëndetësi dhe nuk mund të ikin më nga kjo, tha Millosh Konatar, anëtar i Lëvizjes Qytetare URA.
Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për vullnetin e Millojko Spajiqit, por për përmbushjen e detyrimit për rritjen e pagës së punëtorëve, të cilin e ka mundësuar Qeveria e Dritan Abazoviqit me nënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të Degëve.
Ai rikujtoi gjithashtu se Qeveria e 43-të i rriti pagat e punonjësve në arsim, administratë dhe drejtësi nga 20 deri në 30 për qind dhe se kontratat parashikonin qartë rritje në vitin 2024 dhe 2025 nga 10 për qind të tjera.
“Nëse Spajiqi dhe qeveria vazhdojnë të mashtrojnë punonjësit, t’i detyrojnë ata të dalin në grevë dhe të kërkojnë përsëri të drejtat e tyre në rrugë, kjo nuk do të jetë vetëm disfata e Spajiqit, por disfatë e shtetit të Malit të Zi, dhe kjo është diçka që ne nuk duhet të lejojmë”, përfundoi Konatar.