Aktuale Më shumë

Spajiq sot në një konferencë në Shkup

Prej tvteuta08:32, 22 Janar 2024

Kryeministri Millojko Spajiq sot po merr pjesë në konferencën “Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe integrim më i shpejtë në Bashkimin Evropian” që po mbahet në Shkup.

Siç është paralajmëruar nga Qeveria, pjesëmarrja në konferencë do të jetë një mundësi për Spajiq që të takohet me kolegë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ministra të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të ngarkuar për financat, si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme – RCC, EIB, EBRD, USAID i WB.

Konferenca në fjalë, siç thuhet në platformën për pjesëmarrjen e delegacionit malazez, paraqet një mundësi për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shkëmbejnë mendime me pjesëmarrësit e tjerë, dhe përveç Planit të Rritjes, të ardhmen e përbashkët. Do të diskutohet tregu rajonal, integrimi dhe tregu i vetëm evropian, gjegjësisht mënyrat e sinergjisë që do të përfaqësonin një nxitje për përshpejtimin e rrugës integruese të secilit prej vendeve, pra përgatitjen për anëtarësim të plotë në BE.

Plani i rritjes, i bazuar në katër shtylla, është çelësi i anëtarësimit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Baza e planit është të inkurajojë, nëpërmjet mbështetjes financiare, shtetet përfituese të zhbllokojnë proceset që kanë ngecur deri tani në një periudhë afatshkurtër, të cilat, nëpërmjet një kombinimi të zgjuar reformash dhe investimesh, do të arrinin njëkohësisht rritjen ekonomike dhe përshpejtonin procesin e anëtarësimit në Bashkim.

  • 1

    Radio