Spajiq sot në Bruksel
Prej tvteuta09:11, 20 Dhjetor 2023
Kryeministri Milojko Spajiq dhe ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq sot do të qëndrojnë në një vizitë pune në Bruksel, ku do të kenë një sërë takimesh me zyrtarë të Bashkimit Evropian.
“Kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit në Bruksel në mandatin e Qeverisë së 44-të dhe një mundësi për të vënë në dukje përkushtimin e vendosur të Qeverisë së Malit të Zi për integrimet evropiane si prioritet kryesor i politikës së jashtme”, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.