Spajiq për vizitë në Belgjikë dhe do të takohet me Stoltenberg
Prej tvteuta09:58, 24 Janar 2024
Kryeministri Millojko Spajiq nga data 25 deri më 30 janar do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Belgjikë dhe Luksemburg, ku do të takohet me zyrtarë të këtyre vendeve, kanë bërë të ditur nga Qeveria.
Është bërë e ditur se ai do të vizitojë edhe selinë e NATO-s dhe do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Spajiq do të takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander de Croo, me kryetaren e Parlamentit belg, Eliane Tillier, me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden dhe me kryetarin e Parlamentit, Fernando Etgen.
Konferenca e pesëmbëdhjetë Ndërqeveritare e Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të mbahet në Bruksel më 29 janar.
Spajiq, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jozep Borej dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelji do t’u drejtohen gazetarëve pas konferencës.