Aktuale Më shumë

Spajiq për deputetët e Luksemburgut: Prioritetet e Malit të Zi janë rruga drejt BE-së, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi i mirë rajonal

Prej tvteuta14:43, 29 Janar 2024

Kryeministri Millojko Spajiq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Luksemburg, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Claude Wieseler dhe deputetë.

“Në fillim Kryetari i Kuvendit theksoi ngjashmëritë mes vendeve dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë, duke vlerësuar përpjekjet evropiane të Qeverisë së 44-të”, njoftoi Qeveria.

Spajiq i prezantoi bashkëbiseduesit rezultatet e deritanishme, si dhe planet, me theks në aktivitetet që do të kontribuojnë në një rrugë të përshpejtuar evropiane.

“Kryeministri i Malit të Zi theksoi se prioritetet janë: rruga drejt BE-së, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi i mirë rajonal”, thuhet në njoftim.

Në bashkëveprim me deputetë – anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme, u shkëmbyen mendime në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal, situatës aktuale gjeopolitike dhe ndikimit të saj në rajon, por edhe në mbarë Evropën.

“U konstatua se mbështetja e mëtejshme nga Luksemburgu në formën e bashkëpunimit ekspert dhe politik mund të ketë një rëndësi të madhe”, thuhet në njoftim.

Spajiq vuri në dukje nevojën për një prani më të madhe të investitorëve evropianë në vendin tonë, me theks në kompanitë e suksesshme nga Luksemburgu.

  • 1

    Radio