Aktuale Më shumë

Spajiq nuk tregon nëse ka shtetësi serbe

Prej tvteuta07:45, 5 Shkurt 2023

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani dhe kandidati për President të Malit të Zi, Milojko Spajiq, sot i është shmangur përgjigjes në pyetjen nëse ka shtetësi serbe.

“Si shumica e qytetarëve të Malit të Zi, edhe unë ndihem shumë mirë në Serbi, e cila është shumë afër nesh, nuk kam jetuar kurrë në Serbi. Kam qëndruar në Singapor, Japoni, Francë, kam qenë gjithmonë me vizë pune dhe shkolle… Qëndrimi im i përhershëm ka qenë gjithmonë i lidhur me Malin e Zi”, tha Milojko Spajiq.

Me gjithë interesimin e vazhdueshëm të mediave, Spajiq nuk dëshiron t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Blagota Mitriq, tha se Spajiq dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, nuk mund të jenë kandidatë për president, nëse konstatohet se kanë vendbanim në Serbi dhe shtetësi të atij vendi.

  • 1

    Radio