Spajiq nesër fillon takimet për formimin e qeverisë
Prej tvteuta19:00, 14 Gusht 2023
Mandatari për formimin e qeverisë së re dhe lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiq të martën do të zhvillojë dy takime me përfaqësues të partive politike për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv,u konfirmua për “Vijesti”.
Takimet do të mbahen në ambientet e kësaj partie në ora 11:00 dhe 14:00. Spajiq do të takohet me liderët e të gjitha partive parlamentare që e mbështetën atë për mandatar në konsultimet me presidentin Jakov Milatoviq, ndërsa në takimin e dytë do të bisedojë me liderët e koalicionit për të ardhmen e Malit të Zi (ZBCG), Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq.
Të enjten, Spajiq mori mandatin nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë. Afati për ta kryer atë punë është tre muaj dhe duhet të marrë mbështetjen e të paktën 41 deputetëve. Megjithatë, për shkak të reformave të nevojshme, para së gjithash në fushën e sundimit të ligjit dhe shumicës së nevojshme prej dy të tretash në parlament, Spajiq kërkon mbështetjen e 49 deputetëve.