Aktuale Më shumë

Spajiq: Kemi krijuar kushte për të jetuar me dinjitet në Mal të Zi

Prej tvteuta14:19, 20 Shkurt 2022

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, bëri të ditur se masat e shumta dhe projekti “Evropa tani” e bëjnë vendin më të drejtë socialisht dhe se në Mal të Zi janë krijuar kushte më të mira jetese.

Në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Drejtësisë Sociale, ai tha se “mrekullitë janë të mundshme”, dhe se qytetarët e Malit të Zi, pas një periudhe të gjatë kohore, më në fund mund të ndjejnë se drejtësia sociale arrihet me të ardhura më dinjitoze.

“Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale dhe kjo Qeveri kanë ofruar kushte për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht atyre me të ardhurat më të ulëta, vetëm në rreth një vit punë. Sot po shënojmë Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale me rezultate të dukshme”, tha Spajiq.

Përmes një sërë masash, më e rëndësishmja prej të cilave është programi Europe Tani, një rritje e pagës minimale nga 222 në 450 euro, pagat mesatare nga 530 në 670 deri në 700 euro dhe rritje të pagave për të gjithë në vend për shkak të uljes së ndjeshme të barrës tatimore të punës, sipas ministrit, “ne arritëm të krijojmë kushte për një jetë më dinjitoze në Mal të Zi”.

  • 1

    Radio