Aktuale Më shumë

“Spajiq është përgjegjës për qëndrimin e Mandiqit në Serbi”

Prej tvteuta13:54, 18 Dhjetor 2023

Lëvizja qytetare URA pretendon se është e papranueshme që Andrija Mandiq, si kryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe si përfaqësues i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve, të qëndrojë në selinë zgjedhore të ndonjë partie në një vend tjetër.

“Përgjegjësinë për këtë ngjarje e ka Millojko Spajiqit, të cilin publiku pret të bëjë një deklaratë me këtë rast. Mandiq mbulon postin e dytë më të rëndësishëm në mazhorancën e re, menjëherë pas kryeministrit, dhe është e papranueshme që përfaqësuesit e qeverisë së Spajiqit ta poshtërojnë Parlamentin, shtetin e Malit të Zi dhe qytetarët e tij në një mënyrë të tillë”, thonë nga URA, në krye me Dritan Abazoviq.

Sipas tyre, Mandiq është kryetar i Kuvendit, i cili përfaqëson shtetin e Malit të Zi dhe qytetarët e tij me bindje të ndryshme politike, dhe pikërisht në këtë cilësi ka marrë pjesë në konferencën për media të SNS-së.

“Kjo nuk është sjellje e një burri shteti dhe të kërkojë falje si për deputetët ashtu edhe për të gjithë qytetarët”, njofton URA.

  • 1

    Radio