Aktuale Më shumë

Spajiq: Do të jap dorëheqje nëse nuk arrij të zbatoj programin Evropa Tani 2.0

Prej tvteuta17:39, 29 Maj 2023

Millojko Spajiq, lideri dhe bartësi i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), njoftoi se do të japë dorëheqjen nëse nuk arrin ta zbatojë programin Evropa Tani 2.0. Nga ky subjekt thonë se Spajiq qëndroi në Plavë dhe Rozhajë, ku prezantoi para qytetarëve aspektet kyçe të programit, por gjithashtu premtoi se do të japë dorëheqjen nëse nuk e përmbush planin që paga minimale në Mal të Zi të jetë 700 euro, ajo mesatare 1000 euro, pensioni minimal 450 euro, ndërsa dita e punës të zgjasë shtatë orë.

“Nuk jam i interesuar për pozitën, por jam shumë i interesuar që të realizohet plani që ua kam paraqitur qytetarëve. Do të jap dorëheqje nëse nuk ia dalim ta realizoj. Përveç kësaj do të punojmë për realizimin e projekteve infrastrukturore. Me ndërtimin e rrjetit të rrugëve dhe kështu do të ringjallim disa pjesë të Malit të Zi. Do të motivojmë fermerët tanë, veçanërisht të rinjtë, të qëndrojnë në fshat, të merren me punët e tyre dhe t’ua lehtësojmë duke u garantuar shitjen e prodhimeve”, tha ndër të tjera Spajiq.

  • 1

    Radio