Spajiq dhe Millatoviq politikanët më popullorë. Shqiptarët në rënie
Prej tvteuta21 December 2022

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, është politikani më popullor për momentin në Mal të Zi, me notën 2.6, tregon hulumtimi i CEDEM.
Në vend të dytë është nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Jakov Milatoviq, me notën 2,51 dhe në vendin e tretë Aleksa Beçiq, kryetari i Demokratëve, me notë mesatare 2,41. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është në vendin e katërt me vlerësim 2,35, ndërsa kryeministri Dritan Abazoviq në vendin e pestë me vlerësim mesatar prej 2,19.
Vlerësimet mesatare më të dobëta janë për kryetarin e Malit të Zi të Lirë Vladislav Dajkoviq (1.63), anëtarin e Iniciativës Qytetare “21 Maji” Miodrag Zhivkoviq (1.61) dhe CIVIS SrÄ‘an Paviqeviq (1.60). Sa i përket përkrahjes për anëtarsim në BE, kjo mbështetet nga 75 për qind e qytetarëve.
Sondazhi tregon se rritja e tensioneve në shoqëri rrit besimin në institucionet e BE-së. Anëtarësimi në NATO mbështetet nga 44 për qind, ndërsa 40 për qind kanë mendim të kundërt.
Sa i përket regjistrimit të popullsisë. Nëse regjistrimi do të bëhej tani, 48.3 për qind e qytetarëve do ta identifikonin veten si malazezë 32.7 si serbë, boshnjakë 8.3 %, shqiptarë 4.5% dhe myslimanë 3.9%. . Sa i përket gjuhës, 48,6 për qind e qytetarëve thanë se flisnin gjuhën serbe, ndërsa 36,1 për qind atë malazeze.