Aktuale Më shumë

Spajiq dhe Millatoviq përfaqësojnë lëvizjen Evropa tani

Prej tvteuta15:55, 25 Qershor 2022

Ish-ministrat e financave dhe të mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik, Millojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq, do të prezantojnë të hënën qëllimet dhe parimet e programit të lëvizjes Evropa Tani.

Kështu ka bërë të ditur Spajiq në ftesën për konferencën me rastin e themelimit të lëvizjes, dërguar mediave.

“Në konferencë unë dhe Millatoviq do të prezantojmë qëllimet dhe parimet programore të Lëvizjes, pas së cilës do të mund të bëni pyetje”, tha Spajiq.

Konferenca do të mbahet në Podgoricë, në Hotel Hilton, me fillim nga ora 11:00.

  • 1

    Radio