Sozina thyen rekordin. 2.91 milionë kalime që nga fillimi i vitit
Prej tvteuta10 December 2022

Sipas të dhënave nga kompania Monteput, e cila administron tunelin Sozina, që nga fillimi i këtij viti në për të kanë kaluar më shumë se 2.91 milionë automjete, çka përbën një rekord të ri. Vetëm në periudhën 2-8 dhjetor kanë kaluar rreth 44 mijë automjete. Në të gjithë vitin e kaluar në tunel kanë kaluar 2,6 milionë automjete, në vitin 2020 1,95 milionë, ndërsa në vitin 2019, i cili mbante rekordin deri tani, kanë kaluar 2,83 milionë automjete.