Southern Soul ndër festivalet më të mirë botëror
Prej tvteuta30 June 2017
Portali më i madh kanadez për udhëtime “Flight Network”, e ka cilësuar festivalin muzikor të Ulqinit “Southern Soul” ndër 34 festivalet më atraktiv për të apasionuarit e muzikës, duke e krahasuar me Oslo Jazz Festival apo Enjoy Jazz Festival. Southern Soul organizohet për të pestin vit me rradhë dhe do të zgjasë deri me 2 korrik. Përveç lavdatave për festivalin, portali kanadez sugjeron që të vizitohet edhe bregdeti i Malit të Zi, të cilin e cilëson si mbreslënës.