Sot, zhvillohen edhe katër ndeshje tjera në Kupën e Botës
Prej tvteuta24 November 2022

Sot do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së parë në grupet e Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar. Në grupin G, Zvicra do të përballet me Kamerunin, ku do të synojë që të startojë me fitore. Në formacionin e helvetikëve pritet të startojë dyshja me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 11. Në ballafaqimin e dytë të ditës, në grupin H, Uruguai do luajë me Korenë e Jugut. Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00. Në terminin tjetër, Portugalia do të ketë punë në Ganën, në një ndeshje mjaft interesante. Cristiano Ronaldo i shumë përfolur gjatë ditëve të fundit, me intervistën me Piers Morgan dhe largimin nga United, do të shikojë që të kërkojë lavdinë në Kupën e Botës. Ndeshja do zhvillohet me fillim nga ora 17:00. Në ballafaqimin e fundit të ditës, favoriti kryesor Brazili do të synojë fitore ndaj Serbisë. Loja luhet me fillim nga ora 20:00.