Sot zgjidhet kryetari i Kotorrit
Prej tvteuta21 February 2017
Kryetari i ri i Kotorrit planifikohet të zgjidhet sot në mbledhjen e Kuvendit lokal. Propozimin që për këtë funksion të zgjidhet përfaqësuesi i Demokratëve Vlladimir Jokiq, është dorëzuar nga 13 këshilltarë të këtij Kuvendi, kryetare e të cilit në seancën e mëparshme u zgjodh këshilltarja e Frontit Demokratik Dragica Peroviq. Në zgjedhjet më 16 tetor, Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar 12 vende, DF dhe Demokratët kanë nga pesë këshilltarë, Partia Socialiste Popullore dhe Partia Social Demokratike nga tre, kurse Socialdemokratët 2 vende. Partia Liberale, URA dhe Iniciativa Qytetare Kroate kanë nga një përfaqësues. Kuvendi i Kotorrit ka 33 këshilltarë. Nëse zgjidhet në këtë post, Jokiq do të jetë kryetari më i ri në historinë e Kotorrit.