Aktuale Më shumë

Sot zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Prej tvteuta08:36, 19 Mars 2023

Sot po mbahen zgjedhjet për president të Malit të Zi.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë – 143.608, dhe më pak në Shavnik – 1.777.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Zgjedhjet e sotme presidenciale janë të katërtat që nga rivendosja e pavarësisë dhe të tetat që nga futja e sistemit shumëpartiak.

President i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që ka marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar.

Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill.

  • 1

    Radio