Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Sot vendoset për fatin e Qeverisë Mustafa

Prej tvteuta10 May 2017

Pas tri vjetësh bashkëqeverisjeje kryeministri Mustafa dhe Qeveria, të cilën ai e udhëheq, do të ketë sot një prej ditëve më sfiduese të saj. Në Kuvendin e Kosovës sot ajo do të duhet “t’i mbijetojë” mocionit të mosbesimit të iniciuar nga “Nisma për Kosovën”, shkruan sot gazeta “Zëri”. Opozita është në kërkim të 61 votave të cilat do të bënin që qeveria “Mustafa” të bjerë, për çka ata thonë se do t’i kenë numrat e nevojshëm. Megjithatë, para opozitës Qeverinë mund ta shkarkojë vetë partneri i madh i koalicionit (PDK-ja), pasi që Kadri Veseli dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku ka hedhur përsëri idenë që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës. Ndryshe, në komunikatën e lëshuar nga Zyra e të parit të Kuvendit thuhet se në rast të mosprocedimit të Demarkacionit para mocionit ndaj Qeverisë duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera. E për një vendim përfundimtar PDK-ja do të ketë sot mbledhjen e kryesisë qysh në orën 08:00.