Sot vazhdojnë protestat e nënave
Prej tvteuta23 May 2017
Shfrytëzueset e kompensimeve për nënat me tre ose më tepër fëmijë do të organizojnë sot  protestë, ka kumtuar Këshilli koordinues duke shtuar se nuk do të heqin dorë nga e drejta e arritur. Siç është kumtuar , protesta është caktuar për në ora 17, para Kuvendit të Malit të Zi dhe do të organizohet edhe shëtitje protestuese. Siç kanë theksuar qeveria dhe gjyqi kushtetutës të Malit të Zi përpiqen të gjejnë rrugëdalje nga situata të cilën e kanë shkaktuar ato vetë. Shfrytëzueset e këtyre kompensimeve i kanë ftuar të gjithë , të cilët ndihen si ato , të gjitha OJQ , sindikatat dhe partitë politike që tu ndihmojnë në mbrojtjen e ligjit për të drejtën e arritur dhe njëkohësisht për mbrojtjen e shtetit të Malit të Zi.